Tragjedia e Hingës, banorët: Do bojkotojmë zgjedhjet
BERAT - Pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Hingë të Beratit, ku katër burra humbën jetën nga korrenti në kërkim të ujit të pijshëm, reagojnë në masë banorët e këtij fshati.
Një përfaqësi e tyre reagojnë në emër të 1500 banorëve të Hingës, duke kërcënuar se do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk merren masa që t’u çojnë atyre ujin e pijshëm. “Do të ngrihemi të gjithë në protestë. Ngjarja që ndodhi ende na mban në panik dhe tmerr. Është e pa tolerueshme që ne të vdesim duke kërkuar ujë”, thonë banorët thuajse njëzëri. Të zhgënjyer nga premtimet e pushtetarëve dhe deputetët në çdo fushatë elektorale. Duket se tashmë ngjarja e katër ditëve më parë u sosi durimin banorëve të këtij fshati, që prej 11 vitesh vuajnë etjen. Sipas banorëve, deputeti i zonës, Marko Bello, për fushatë u kishte kërkuar t’i jepnin votën, duke u premtuar se do t’i ndërtonte ujësjellësin. “Kanë kaluar vite dhe ky premtim i deputetit tonë nuk u bë realitet. Deputetët na mbajtën 4 muaj me përqafime dhe 4 vjet të tjera na braktisën”, u shprehën banorët. Më tej ata pohuan se së shpejti do të bëjnë një protestë në qendër të fshatit. Ata do të kërkojnë zgjidhjen përfundimtare për ndërtimin e ujësjellësit. Estref Hima, banor i fshatit Hingë tha se: “Ne jemi njerëz me shpirt. Këtu ka jetë dhe këtë jetë ne duhet ta jetojmë, prandaj i bëjmë thirrje deputetit tonë që të hedhë sytë nga ne, se i kemi dhënë votën. Falë votave tona ai sot ndodhet në parlament”. Banorët e kësaj zonë po konsumojnë ujë të pakontrolluar nëpër puset e shpuar në mënyrë primitive. Ata kanë hapur puse të cekëta për të mbushur ujë. Në Hingë janë shpuar 100 puse nga banorët. “Për mosrealizimin e premtimeve nga pushtetarët dhe deputeti i zonës, ne si banorë do të bojkotojmë zgjedhjet dhe do të hidhemi në protestë. Protesta nuk do të ndalet, gjersa pushtetarët dhe deputeti i zonës të realizojë kërkesën tonë”, u shpreh nënkryetari i komunës, Bektash Sula. Sipas tij, komuna ka përgatitur projektin e ndërtimit të ujësjellësit dhe qeveria duhet të japë fonde për këtë projekt. Banorët e fshatit Hingë protestojnë për ujin, pasi katër ditë më parë, katër burra teksa ngritën në ajër tubin e sondës për të shpuar pusin, aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë. Viktima të kësaj ngjarjeje mbetën Xhevahir Rrëbeshi, 55 vjeç i cili ishte dhe i zoti i shtëpisë ku do hapej pusi, si dhe tre punëtorët nga fshatrat e Lushnjës, Xhevahir Bahaj, 42 vjeç nga fshati Delisufaj, Agron Pepa, 42 vjeç nga fshati Fiershegan dhe Hekuran Hekurani, 50 vjeç nga fshati Hallkaj. d.xh