PBDNJ-ja kërkoi heqjen e Kosta Barkës, Berisha e refuzoi
Kryesia e PBDNJ-së vendosi pak kohë më parë zëvendësimin. Kryeministri Berisha nuk e mori parasysh këtë propozim
Habjon Hasani
Gjatë javës së “ethshme” të ndërrimit të ministrave të kabinetit pak kohë më parë, duket se ka pasur një zhvillim interesant në radhët e koalicionit qeverisës. Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, në kulmin e diskutimeve për ndryshimet qeveritare, vendosi të hedhë hapin e saj. Kryesia e kësaj partie vendosi që të zëvendësonte ministrin Kosta Barka me një tjetër figurë të kësaj partie. Ishte periudha kur po përflitej largimi i ministrit Nard Ndoka dhe ende nuk dihej rikonfigurimi që kishte planifikuar kryeministri Berisha. Pikërisht në këto ditë, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i komunikoi kryeministrit vendimin e Kryesisë për zëvendësimin e ministrit Barka. Fillimisht kryeministri ktheu përgjigje nëpërmjet vartësve të tij se do ta shqyrtonte propozimin, ndërsa vetëm pasi kishte shpallur formatin e ri të qeverisë Berisha njoftoi PBDNJ-në për mospranimin e kërkesës së tyre për zëvendësimin e Barkës. Madje, sikurse mësohet, kryeministri, për ditë me radhë ka lënë të kuptohet se është ndjerë i “papërgatitur”, në mos paksa i “bezdisur” nga propozimi i ri i PBDNJ-së, duke shmangur kontaktet dhe takimet e nevojshme mes palëve, që janë të domosdoshme në këto raste.
Berisha
Duket se sjellja e kryeministrit ka lënë një shije të hidhur në radhët drejtuese të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Pas vendimit të Kryesisë së kësaj partie për të zëvendësuar ministrin Barka, Kryesia mendonte se gjithçka tjetër nuk do të ishte më shumë se një formalitet. Marrëveshja e koalicionit të partive të djathta në thelb është një marrëveshje klasike, e cila parashikon emërimin dhe zëvendësimin e ministrave apo funksionarëve të tjerë të partive të vogla sipas një procedure që zbatohet rëndom në çdo koalicion. Si rregull, propozimi vjen nga struktura më e lartë vendimmarrëse e partisë në koalicion dhe i shkon për propozim kryeministrit. Kur partia anëtare e koalicionit propozon zëvendësimin e një ministri të saj, zakonisht ikja e ministrit nuk diskutohet. Diskutimet dhe përpjekjet përqendrohen kryesisht në emrat e radhës që propozohen për zëvendësimin. Në diskutimin e emrave të mundshëm është normale që të ketë mosmarrëveshje, por refuzimi kategorik dhe mospërfillës është një akt jo shumë normal në një marrëdhënie koalicioni.
Precedenti
Prej kohësh Partia Demokristiane u përfshi në një valë akuzash dhe kundërakuzash midis anëtarëve të saj, kryesisht dy zëvendësministrave Gurakuqi, Bushati dhe kryetarit Nard Ndoka. Lufta e brendshme në parti solli dhe përçarjen e PDK-së, ndarjen e saj në dy parti, çuditërisht me emra të njëjtë, një me kryetar Ndokën dhe tjetra me kryetar Anton Gurakuqin. Pas këtij veprimi Nard Ndoka nxitoi t’i kërkonte kryeministrit Berisha shkarkimin e dy zëvendësministrave, të cilët qëndronin në detyrë në bazë të një marrëveshjeje mes Ndokës dhe Berishës. Por kreu i qeverisë nuk ndërmori asnjë hap të tillë për t’iu përgjigjur kërkesës së Ndokës. Ky hezitim i Berishës në fakt nxori në pah dhe “kurdisjen” e një plani, i cili doli zbuluar vetëm pak kohë më parë. Shkarkimi i Ndokës tregon qartë se klanet brenda Partisë Demokratike vendosën bashkëpunimin me grupin anti-Ndoka dhe largimin e këtij të fundit nga qeveria.
14 Gusht 2008