I bllokohet kontenieri, shoferi gjen vdekjen

Pogradec, 11 shkurt, NOA Një shofer ndërsa
po ngarkonte granil në automjetin e tij, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi
i është bllokuar kontenieri.
Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur në
qytetin e Pogradecit dhe siç bëhet me dijeni nga burimet policore, viktima mësohet
të jetë Arjan Hymetllari, 42-vjeç, nga fshati Buçimas.
Bëhet me dijeni ndër të tjera, se ai punonte
si shofer në firmën ndërtuese Al-An në qytetin e Pogradecit.
Grupi hetimor i cili ka ravijëzuar tashmë skemën
si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ka treguar sesi Hymetllari është ngjitur në
kontenier për ta zhbllokuar dhe ka rënë brenda duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Më tej, grupi hetimor ka rezultuar se kemi
patur të bëjmë me një vdekje aksidentale, ndërsa materialet do ti kalojnë prokurorisë
së Pogradecit për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA