Withers: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen sipas Kushtetutës

Tiranë, 11 shkurt, NOA- Faktori ndërkombëtar në
vend edhe një herë ka bërë thirrje për respektimin e ligjeve. Në takimin e
organizuar mbi rolin e Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori amerikan në Tiranë John
Withers tha se institucionet duhet të funksionojnë dhe të zgjedhin anëtarët e
tyre sipas Kushtetutës.
Withers u shpreh se çdo institucion në vend
duhet të ketë për bazë funksionimin e ligjit. Në takimi, ka qenë e pranishme
dhe ambasadorja britanike Fiona Mcllwham e cila tha se vendet e Bashkimit Europian
presin të shohin një proces në përputhje me ligjet. Ajo vlerësoi se ruajtja e
demokracisë është shumë e rëndësishme.
Dy ish-presidentët, Rexhep Meidani dhe Alfred
Moisiu gjithashtu mbështetën idenë e respektimit të ligjeve dhe zgjedhjen e anëtarëve
të rinj në bazë të kushtetutës. Gjithashtu, Meidani deklaroi se procesin e
përzgjedhjes së anëtarëve nuk duhet të jetë i përfshirë vetëm presidenti i
republikës.
Ish-Presidenti, Moisiu u shpreh se roli i
Gjykatës Kushtetuese, si organ që thotë fjalën e fundit në çështje kyçe të
pushteteve të dhe demokracisë, kërkon që anëtarët e saj të zgjidhën në mënyrë
transparente dhe duke respektuar ligjet.
xh.q/NOA