E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Vida e fundit kap hajdutin që vidhte makina me kaçavidë e çelës

Fier, 11 shkurt, NOA Tentoi të vjedhë një
automjet përmes një kaçavide dhe çelësi, ndërsa rezulton të jetë i dyshuar edhe
për vjedhjen e disa të tjerëve gjatë muajve të fundit.

Për këtë arsye, forcat e policisë së Fierit bëhet
me dijeni se kanë arrestuar në kuadrin e operacionit Vida e fundit,
15-vjeçarin me inicialet E.A, banues i këtij qyteti.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në
flagrancë duke tentuar të vjedhë automjetin tip Fiat Tipo, me targë FR 5610 B,
në pronësi të personit me inicialet A.T.

Gjithashtu, në vijim të veprime hetimore ka
rezultuar se ky person është autor i dyshuar edhe për disa vjedhjeve të tjera si
ajo e motorit tip DV 100 A në pronësi të 
A.B, i vjedhur në fshatin Ndërmenas të Fierit; të automjetit tip Fiat
punto me targë TR 2016 P, në pronësi të personit me inicialet A.C si edhe e automjetit
tip Opel Vektra me targë FR 9425 C, në pronësi të personit me inicialet E.Q.

Mësohet se ky person i realizonte vjedhjet me një
kaçavidë dhe një çelës, ndërsa vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të
këtyre ngjarjeve.

Materialet do ti kalojnë prokurorisë së Vlorës
për veprën penale të Vjedhjes parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›