E Shtunë, 31 Tetor 2026

I braktisur nga ithtarë, ç’votë prej Rama për të marrë?

06-05-2011 / Nga Luan Myftiu

“Disa i ngre mëkati, disa i ul virtyti” - Shekspir

Rama ka marrë përsipër avokatinë e krimit komunist. Arroganca i buron nga frika e ndëshkimit. Ky anarkist i vjetëruar është një despot i kamufluar. I vënë në krye të nostalgjikëve, urren instinktivisht demokracínë. Të kënaqë xhelatët e papenduar, kërkon pushtet me dhunë. Si “socialist”, synon barazínë në mjerim. Si mëkatar, i druhet “peshores” së Drejtësísë. Ky milioner i paligjshëm, i sheh qytetarët si miza dheu. Ithtar i diktaturës, nuk i njeh ata që e kanë zgjedhur. Demokracía i duket një gjykatore e frikshme. Pluralizmi - një gardian, që mbyll portat e kultit të individit. Ky “europian”, që mban kokën nga Lindja, nuk e duron hapjen e Shqipërísë. Liría për të është sinonim i detyrímit për t’u penduar. Forcën e kërkon te inercia e terrorit komunist. Ndoshta prandaj votën ia lyp sot mëkatit të papenduar. Ambicia për pushtet të pamerituar e ka hedhur në krahët e izolimit komunist. Paraja e madhe ia ka zgjatur hijen, me të cilën matet çdo mëngjes. Si dje luftën e klasave, çmon sot paránë e pistë si forcë lëvizëse. Vlerat qytetëruese i gjykon “hipokrizí politike”. Meqë votat i ble, shtiret se nuk ka besim në zgjedhjet e lira. Zullumet e veta ia ngarkon kundërshtarit. Sapo zbulohet që gënjen, nis ulërín si viktimë. Ky enverist, ka përsosur artin e shpifjes. Nga ironizues i bunkerizimit, është shndërruar në bllokues i çdo transparence. Dishepull i filozofísë së dhunës, ka fetishizuar konfliktualitetin. Të mos pendohet për të kaluarën, fshihet pas sloganesh për të “ardhmen”. Ndërkohë i mbyll të nesërmes dyert, duke i futur panik Europës për liberalizimin e vizave. Por, meqë mëkati e pengon në karrierë, sajon kriza artificiale. Se, vetëm në një demokrací të dështuar, qetësohet mëkatari i papenduar. Urtësía ndeshet keqas me kokëfortësínë. Shqipëría e njeh mirë, por po e njohin dhe socialistët e ndershëm, madje dhe ithtarët e tij të djeshëm. Ndoshta prandaj Rama i ka sytë te bashkautorët e krimit komunist, te gjithë mafiozët, që e çmojnë korrupsionin si zhvillim; te “njeriu i rí”, që shet votën bashkë me dinjitetin. Se vetëm mbi pasojat fatale të diktaturës mund të mbijetojë edhe ca kohë shpresa e antidemokracísë!  
Ndershmëría çmon shpirtin paqësor, kur mëkati adhuron rebelímin. Rama, ky “apostull” i kusarëve, shpreson të marrë votë nga të korruptuarit. Pret ta votojnë ata që, të terrorizuar, klithën kundër atdhetarëve: “Poshtë tradhtarët!”. Ata që, të poshtëruar, rrahën hipur mbi gomar “kulakët” më fisnikë. Mos vallë shpreson i gjori Ramë ta votojnë të nëpërkëmburit prej diktaturës?! Apo të inkriminuarit, që s’ditën se ç’bënë? Mos shpreson të marrë votë nga “heronjtë” e heshtur të Sigurimit? Apo nga ata që klithën kundër “armiqve imagjinarë”: “Komplotistët në litar!”. Apo pret votë nga bijtë dhe bijat e xhelatëve, që klithin dhe sot në salla “Vrasës!”, se vetëm vrasjen njohin.  Mos pret Rama ta votojnë ata që i mbajtën “íso” tiranísë për akuzat e saj false, për sabotimet e stisura dhe arratisjet e paqena? Apo pret ta votojnë ata që, të tmerruar nga ligji i demokracisë, ngushëllohen me korrupsionin e trilluar prej “socialistëve” ? S’është çudi që vetëm te këta t’i ketë varur shpresat e fitores Ramë qyqari ! Apo dhe tek ata që i tmerron hapja e Shqipërísë ! Tek rrëmbyesit e pronës së tjetrit ! Tek gjithë ata që poshtërojnë ndershmërínë shqiptare për të mbuluar mëkatet e tyre !? Se, ndryshe, fitorja e Ramës mbetet thjesht e vetëm një ëndërr në diell, një donkishotizëm, një aspiratë e mëkatit të papenduar? Shkurt, një ngushëllim nostalgjikësh, një mirazh i gjithë delirantëve, që shpresojnë t’i ngrejë mëkati ! Prandaj Rama politizon dhe personalizon fushatën zgjedhore administrative. Prandaj e mbush atë me sharje dhe shpifje monstruoze! Prandaj ngre tensionin dhe krijon atmosferë frike ! Se jo pa qëllim derdh lot krokodili për ata, të cilëve u ka shkurtuar jetën me një Tiránë të pistë, gjithë pluhur e smog dhe plehra pa fund ! I ndodhur vetë në krizë, Rama nuk shpalos alternativë, nuk bën premtime serioze, nuk pranon debat me kundërshtarin, nuk beson në zgjedhjet e lira! Bilé, nuk shqetësohet për prishjen e imazhit të Shqipërísë. Për largímin e investitorëve seriozë nga vendi. Nuk vret mendjen për plotësímin e rekomandimeve të BE-së! Për rrënimin e besimit të opinionit publik te politíka. Se, meqë u “lartësua” prej mëkatit, Rama tenton të ulë dishepujt e virtytit. Përbuz ofertat e mazhorancës, që u shërbejnë dhe gjithë të majtëve. Se, si nihilist, Rama nuk njeh arritje vlerash. Si hipokrit, shtiret sikur merr në mbrojtje pronarët dhe, pa iu ftohur premtimet,  kërkon të ngrihet xhamí mbi troje të grabitura. Kur si “antikomunist” nuk do dënimin e krimeve të diktaturës, si “demokrat” e la parlamentin pa opozítë. A nuk është ky jo-politikan, që lakmon të gjitha pushtetet? A s’është ky “misionar”, që nuk njeh detyríme ndaj atyre që e kanë votuar? Që lëvdohet si properëndimor dhe praktikon konfliktin artificial? Nuk është ky mbrojtës i shenjtërimin të votës së lirë, që mbjell dyshim për arritjen e standardeve? A s’është ky mashtrues që pensionistëve u mohoi “pleqërínë pa vetmi!”? Ky që ngre si flamur dhembshuríe kalamajtë e miletit, të cilëve u mori frymën në klasa me mbi 40 nxënës? Nuk është ky diktator, që po e fton elektoratin të votojë për të, meqë si enverist ka mësuar të urrejë kundërshtarin? Vërtet! Nga kush pret të marrë votë Rama? Vetëm nga mëkatarë, që po e shpien drejt fundit të turpshëm duke i mbushur mendjen se do të fitojë pa tjetër. Oh! Mjerë kush i beson këtij sharlatáni, që s’i ka besuar kurrë vetes.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›