E Shtunë, 31 Tetor 2026

I burgosuri, kurth policit

• SARANDE - Fatmir Meçani, polici i arrestuar tre ditë më parë për futjen e një celulari në dhomat e para-burgimit të komisariatit të Sarandës, është liruar dje sallën e gjyqit.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar për dhënien e masës së sigurisë për policin Meçani, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Alltun Çela, ka vendosur ta lërë të lirë atë. Mësohet se gjatë hetimeve të kryera janë siguruar provat e mjaftueshme për pafajësinë e policit. Me anën e këtyre provave, është hedhur poshtë deklarimi i një të paraburgosuri që kishte pohuar se ishte Meçani ai që kishte futur aparatin celular në dhomën e paraburgimit. Në fund të seancës avokati i Meçanit, Lefter Vogli ka deklaruar se ky ishte një skenar i sajuar ndaj klientit të tij.                sh.d.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›