Në pranga, i vodhi Sulo Shehut 1.7 miliardë lireta
• VLORE - Dhjetë vjet pas supergrabitjes së kasafortës së biznesmenit vlonjat Sulo Shehu arrestohet një prej autorëve të saj.
Armand Muçi, 37 vjeç nga Fieri u ndalua dje me akuzën e grabitjes me armë të mbi 1.7 miliardë liretave italiane. Operacioni për ndalimin e tij me emrin e koduar "Vjedhja e shekullit", është organizuar dhe finalizuar nga policia e Vlorës, në bashkëpunim me atë të Fierit dhe forcat e FNSH-së të nisura nga Tirana. Zbulimi i tij është bërë falë rihapjes së dosjes në mars të këtij viti nga ana e Prokurorisë së Vlorës, e cila i kërkoi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë vendosjen e masës së sigurisë "arrest në burg". Sipas hetimeve të kryera për një ndër ngjarjet e mbetura mister për vite me radhë ka rezultuar se në datën 13 korrik të vitit 1998, rreth orës 02:00, persona të armatosur dhe të maskuar janë futur në banesën e Sulo Shehut, në lagjen "28 nëntori" të qytetit të Vlorës. Nëpërmjet përdorimit të armës, aty kanë vjedhur shumën super të madhe që ndodheshin në kasafortën e biznesmenit, plot një shumë parash, prej një miliardë e njëqintë e tridhjetë e pesë milion lireta italiane, të cilat ndodheshin në një kasafortë. Autorët kishin dijeni për tërheqjen e parave nga banka prej Shehut, të cilat ai do t'i shfrytëzonte për t'i investuar në biznes. Pas rrëmbimit të parave, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur, duke lënë pas vetëm pak shenja. Në bazë të këtyre gjurmëve që ekzistonin në dosjet e mbyllura të prokurorisë, ka rinisur hetimi. Drejtuesit aktualë të Prokurorisë së Vlorës rihapën dosjen më 20 mars të këtij viti, duke verifikuar dhe një herë provat. Të dyshuar për këtë ngjarje ishin shumë persona, mes të cilëve dhe Armand Muçi. Gjurmët e gishtave të tij janë krahasuar me ato të dosjes së akuzës, duke nxjerrë se ishin të njëjtat. Në fshehtësi është kërkuar nga gjykata vendosja e masës së arrestit, duke bërë që paraditen e djeshme, forca të shumta policie të zbarkojnë në Fier, në banesën e Armand Muçit. Ai është arrestuar menjëherë, duke u shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Identifikimi dhe arrestimi i Muçit pritet të zbardhë emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje të madhe, e mbetur pa zbuluar për 10 vjet me radhë. q.b