E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dehur në timon, shtyp në mesnatë 2 shtetas

06/02/2009  Me fraktura dhe shoferi 21-vjeçar

DURRES- Pija alkoolike ka shpërqendruar vëmendjen e të riut Olti Dema, i cili ka aksidentuar rëndë dy shtetas banorë të Rrashbullit. 21-vjeçari Dema ka qenë duke ngarë tej normave të lejuara makinën e tij tip Fiat Punto me targa DR 7423 B dhe në kohën që është futur në një kthesë të kryqëzimit për në rrugën e emërtuar “Rruga e re” në lagjen numër 17 të qytetit ka shtypur dy shtetas. Policia ka bërë të ditur se ka mbetur i aksidentuar rëndë shtetasi Dëshir D. 39 vjeç dhe Armand H 23 vjeç të dy të lindur dhe banues në Rrashbull. Ngjarja ka ndodhur në ora 00: 40, ndërkohë që në gjendje kritike për jetën ka përfunduar në spitalin e Durrësit vet drejtuesi i mjetit. Ai ka marrë fraktura shumë të forta në kokë si dhe në pjesën e shpatullave si pasojë e tentativës së tij për të frenuar. Shpejtësia e mjetit ka qenë tej limiteve të lejuara dhe për pasojë autovetura Fiat Punto ka goditur të dy shtetasit kalimtarë. Ata kanë mundur t’i shmangen autoveturës, por në kohën që kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të trafikndarëses janë ngjeshur nga mjeti që drejtohej nga i riu i pirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›