Mbështetje për proceset integruese
06/02/2009 Kryeministri Berisha takime me zyrtarë të lartë të SHBA-ve
“Mbështetja juaj theu kufijtë dhe ktheu vendin tim drejt demokracisë”
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë drekës së organizuar nga komiteti organizator i Mëngjesit të Lutjeve, ku mori pjesë si i ftuar nderi, se kombi shqiptar është përballur me shumë vështirësi gjatë ekzistencës së tij. Për të Shqipëria ka pasur një histori mbijetesë, pasi ka vuajtur shumë pushtime e diktatura të tmerrshme. “Sapo fituam lirinë, ne filluan të lëvizim në drejtim të hapësirës së lirisë. Ishte ndihma dhe mbështetja juaj që theu kufijtë dhe e ktheu vendin tim në drejtimin që ai ka tashmë drejt demokracisë”, - tha Kryeministri Berisha. Duke vazhduar më tej në përshëndetjen e tij, Kryeministri i njohu shkurtimisht pjesëmarrësit me vuajtjet e kombit shqiptar nën pushtimet më të egra dhe më të gjata si dhe nën një nga diktaturat më të tmerrshme në kontinent. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara kreu i qeverisë ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. Ai ka pasur një takim të veçantë me senatorin e Xhon Mekein, kandidat për president në zgjedhjet e fundit presidenciale. Kryeministri Berisha e falënderoi senatorin Mekein për pritjen e rezervuar si dhe për përpjekjet dhe kontributin në dobi të çështjes shqiptare, si dhe e njohur me procesin e anëtarësimit në NATO dhe me reformat e qeverisë, që ndikuan në përshpejtimin e këtij procesi. Nga ana e tij Mekein u interesua për rrugët dhe mënyrat për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke vlerësuar rolin e palëkundur të Shqipërisë në kuadër të partneritetit dhe aleancës me SHBA-të. Biseda u përqendrua edhe në çështjen e Kosovës, pasi senatori amerikan njihet si një mbrojtjes dhe luftëtar i kësaj çështjeje.
Kreu i qeverisë shqiptare pati një takim edhe me zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Gordon England, i cili shprehu bindjen se Shqipëria do të jetë anëtare e denjë dhe partner serioz i NATO-s. Ai ka konfirmuar bashkëpunimin gjithnjë e në rritje mes dy vendeve dhe qeverive. Berisha e njohu nga afër zyrtarin e lartë amerikan me punën dhe përpjekjet e pandërprera të qeverisë shqiptare, që deri në anëtarësimin në prill 2009 do të punohet me të njëjtin ritëm dhe përkushtim për të merituar dhe për t’u prezantuar me dinjitet përpara vendeve anëtare te të NATO-s. Gjatë qëndrimit në Uashington shefi i ekzekutivit ka pasur një takim edhe me ish-sekretarin e Mbrojtjes Uilliam Kohen, aktualisht president i kompanisë së fuqishme të konsulencës në botë “Cohen Group”. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, në bashkëbisedimin e hapur dhe miqësor ish-sekretari Kohen shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e Kryeministrit Berisha në Uashington si dhe për takimin.
Në vijim të takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë Kryeministri Berisha ka biseduar edhe me ish-sekretarin e Mbrojtjes Donald Ramsfeld. Berisha përshëndeti ish-sekretarin e Mbrojtjes për kontributin e tij të çmuar në dobi të integrimit të Shqipërisë në NATO.