Drafti ligjor gati në muajin mars
06/02/2009 Respektimi i të drejtave të fëmijëve
Respektimi i të drejtave të fëmijëve do të mbrohet tashmë me kuadrin e plotë ligjor, i cili pritet të përfundojë në muajin mars. Aktualisht Ministria e Punës do të analizojë në rang vendi gjendjen e fëmijëve të të gjitha grup-moshave dhe kategorive. Ndërkohë të dhënat e mbledhura pritet të jenë thelbi i draftit ligjor për fëmijët, i cili hartohet për herë të parë në vendin tonë. Drejtori i përgjithshëm i politikave në këtë ministri, Gjergj Leka, ka pohuar se pas diskutimeve me grupet e punës drafti do të jetë gati për t’u paraqitur në komisionin kuvendor për çështjet sociale. "Kemi kategori fëmijësh, si: jetimët, fëmijët e rrugës, të dhunuar, romët, fëmijët e ngujuar, ata me probleme shëndetësore etj., që nuk janë të mbuluar 100% nga ligji. Pavarësisht se ka ligje të veçanta, ne mendojmë që ti integrojmë ata dhe të bëjmë një ligj integral, ku të jetë i qartë i gjithë aktiviteti që ka të bëjë me fëmijët", - ka pohuar Leka në lidhje me këtë draft. Grupi i punës, i ngritur enkas për këtë iniciativë ligjore, po punon për përgatitjen e një analize për çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët dhe një analizë ligjore për kuadrin ligjor të fëmijëve. Ndërsa në raportin e bërë dy vjet më parë nga OKB-ja ka rezultuar se vendit tonë i mungojnë politikat sociale për të mbrojtur fëmijët nga varfëria, diskriminimi dhe përjashtimi shoqëror.