E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dehur tenton të vrasë bashkëfshatarin

17/04/2005  Ndërhyjnë banorët e fshatit

ELBASAN - I drejton armën e gjahut bashkëfshatarit të tij në gjendje të dehur dhe ngjarja për pak sa nuk përfundon me viktima. Pak para mesnate, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Thanë, komuna Gjergjan, në rrethin e Elbasanit, Ilir Sulmina ka kërcënuar me tytën e armës shtetasin Genti Bujari. Sapo është regjistruar kjo situatë, banorët kanë lajmëruar policinë, por ngjarja është mbyllur shumë shpejt me ndihmën edhe të tre të rinjve në pikën e karburantit, të cilët kanë mundur të largojnë armën.

Policia ka mundur të vërë në pranga autorin, i cili, sipas burimeve paraprake, kishte konsumuar edhe një sasi të madhe alkooli, gjë që ka shkaktuar edhe konfliktin momental mes dy të rinjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›