E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prangosen nga policia grabitësit e skrapit

17/04/2005  I diktoi roja

ELBASAN - Kishin menduar të pasuroheshin, duke grabitur pjesë hekurishtesh, por roja i objektit ka mundur të verifikojë vjedhjen e për këtë lajmëron forcat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në firmën Ital-Druri, ku 3 persona kishin mundur të hynin në brendësi të objektit, duke çmontuar pjesë metalike. Zhurma që kanë shkaktuar, ka shqetësuar rojen, i cili ka njoftuar grupin e gatshëm.

Tre grabitësit e skrapit, Enver Balia, 23 vjeç, Qemal Cenollari, 44 vjeç dhe Besnik Musai, 39 vjeç, janë arrestuar në flagrancë brenda territorit të firmës me një sasi të konsiderueshme hekurishtesh. Ato kishin mundur të fitonin prej disa kohësh nga kjo tregti, por nuk ka zgjatur shumë dhe kanë përfunduar në prangat e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›