Si të mbrohemi nga alergjia e luleve të pranverës
10 këshillat e mjekëve për të evituar alergjinë
Me ardhjen e pranverës shtohen edhe rastet e alergjisë nga poleni. Sapo kemi hyrë në një periudhë të vitit, ku rastet e alergjisë, sidomos ato të shkaktuara nga poleni i luleve, kanë shpërthyer në çdo anë. Mjekët japin disa këshilla se si mund t’i shmangni dhe t’i trajtoni në kohë dhe mënyrën e duhur këto forma alergjish. Klima e ngrohtë, temperaturat e larta të këtyre ditëve, favorizojnë shfaqjen më shpejt të simptomave. Faktorët që favorizojnë shfaqjen e këtyre formave alergjike janë disa. Ndër faktorët më kryesorë janë ekspozimi ndaj polenit, vetia alergjisë së tij, përqendrimi i tij në ajër dhe madhësia e grimcës së polenit. Po ashtu ndikojnë dhe faktorët klimaterikë: ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat.
Simptomat
Pacienti ankohet për teshtima të shpeshta, të herëpashershme, rrjedhje të hundës, kruajtje dhe skuqje të hundës, bllokim të tyre, që kalon nga njëra anë në tjetrën. Këto simptoma shoqërohen edhe me skuqje, kruajtje, lotim sysh dhe mosdurim të dritës. Po ashtu, pacienti mund të ketë kollë, gërhitje në gjoks, marrje fryme, sekrecione të pastra dhe që mezi nxirren, gjë që tregon se në sëmundje komprometohen dhe mushkëritë. Gjithashtu, shenjat e mësipërme mund të shoqërohen me dobësi trupore, dhimbje koke, ankth, etj.
Parandalimi
Mënyra më e mirë për të shmangur acarimin e gjendjes së pacientëve është shmangia në maksimum e kontaktit me shkaktarin shpërthyes: polenin e luleve. Duke qenë se një gjë e tillë nuk është e mundur plotësisht, atëherë rekomandohet shmangia në maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos në orët e pikut: mëngjes deri në drekë, dhe ditët me erë, kur prania e polenit në ajër është më e lartë. Rekomandohet që këta persona të lajnë shpesh duart, fytyrën dhe sidomos flokët, për të larguar polenët që mbeten në trup. Duhet të shmangen shëtitjet dhe qëndrimet në mjedise me lule, bar dhe pemë. Një kujdes i veçantë duhet treguar dhe ndaj ushqimeve që japin alergji të kryqëzuar me polenin që janë alergjike. Po ashtu duhen shmangur aktivitete fizike: vrapimet, shëtitjet me biçikletë ose çdo lloj aktiviteti tjetër sportiv në mjedise të hapura dhe me gjelbërim.
Çfarë është riniti alergjik
Riniti alergjik (Rhinitis alergia) është inflamacioni i hundës dhe i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, që rezulton nga një reaksion alergjik ndaj një substance si për shembull, pluhurit, leshit të kafshëve, polenit të luleve etj. Alergjia është hipersensitivite (mbindjeshmëri) ndaj substancave të caktuara, që reflektohet nga një reagim i tepërt i sistemit imunitar (ose mbrojtës). Sistemi imunitar me mekanizma të ndryshëm tenton të eliminojë substanca të huaja të cilat nuk “i njeh” si mikroorganizmat (bakteriet, viruset etj). Një nga rrugët e veprimit të sistemit imunitar është prodhimi i antitrupave. Kur trupi takon një substancë të huaj (alergjen) për herë të parë, një tip i qelizave të bardha (limfocitet), prodhojnë antitrupa që ngjiten te qelizat mast (tip tjetër qelizash të bardha). Nëse e njëjta substancë takohet sërish, alergjeni “ngjitet” te antitrupat në qelizat mast, duke shkaktuar lëshimin e disa mediatorëve (substanca kimike) që ndihmojnë për të shkatërruar agresorët.
Histamina, mediatori më kryesor
Kjo substancë sjell skuqje, fryrje ose ngushtim të hundës e rrugëve të sipërme të ajrit, dhe ulje të presionit të gjakut. Pra e kuptojmë se në rast sulmi nga bakteret apo viruset këto substanca kimike mbrojnë trupin nga infeksionet, në këtë rast ato “hutohen”, “turbullohen” dhe padrejtësisht (trupi nuk është nën rrezik) shkaktojnë një reaksion alergjik. Sipas mjekëve, një nga problemet më të hasura nga mjekësia në reaksionet alergjike është poleni i barit, që sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshëm, qimet e kafshëve, puplat e shpendëve etj. Këtu futet urtikaria, disa forma ekzemash dhe dermatitesh e alveoliti alergjik ( e quajtur - mushkëria e fermerit). Duke menduar se lëshimi, lirimi i këtyre mediatorëve, sjell mbireagimin e sistemit mbrojtës të organizmit tonë, atëherë duhet gjetur një formë për ti bllokuar këto mediatore, histaminën, që përmendëm më lart. Ekziston një grup i tërë barnash të quajtur anti-histaminike ose antihistaminat.
Antihistaminat, efektet anësore
Antihistaminat bllokojnë aksionin e histaminës në receptorët H1. Këto gjenden zakonisht në enët e vogla të gjakut, të lëkurës, hundës dhe syve. Pra, parandalohet zgjerimi i këtyre enëve duke ulur, skuqjen dhe enjtjen. Gjithashtu, ato ulin sekrecionet (rrjedhjen) nga gjëndrrat e lotit e të hundës. Nga gjaku antihistaminat kalojnë në tru duke parandaluar vjelljen dhe të kolliturit. Por kujdes! Antihistaminat kanë dhe efekte anësore si: tharje goje, turbullim shikimi e vështirësi në urinim, të cilat largohen pas një farë kohe. Gjithashtu personat me probleme zemre apo mëlçie mund të ndikohen nga to. Por, pasi të kalojë pak kohë, antihistaminat e mbajnë rinitin alergjik nën kontroll. Përveç tyre, ekziston dhe një grup tjetër ilaçesh i quajtur kortikosteroidet. Po ashtu, njihet edhe një teknikë e re që quhet desensitivizim. Nëse barnat kanë shumë pak efekt, atëherë injektohet alergenti në sasi të ndryshme (në rritje) për të desensibilizuar sistemin imunitar. Me injeksione në seri, duhet thënë se konsumon shumë kohë e mund të japë një reaksion alergjik të rëndë dhe nuk është gjithmonë efektiv.
Terapia specifike për alergjinë
Terapia specifike bëhet me kromoliat disodik që bllokon antikorpet dhe me antihistaminikë që bllokojnë histaminën, që është substanca me të cilën antikorpet reagojnë ndaj alergjenit. Në format më të rënda përdoren kortizonë që bllokojnë sistemin imunitar në mënyrën më drastike. Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë janë: hundë që rrjedhin apo të zëna, sy të kuq të acaruar që të kruhen, kollitje, të teshtira, tharje gjuhe dhe fyti edhe acarime të tyre. Vështirësi në frymëmarrje, diarre, vjedhje ushqimi, tharje dhe acarim të lëkurës. Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjitë mund të shkaktohen edhe prej gjendjesh të tjera.
Vaksinat, si e parandalojnë alergjinë
Ka një terapi vaksinash që e bëjnë sistemin imunitar të mësohet me praninë e substancave alergjene. Megjithatë, njeriu mund të shfaqë alergji të tjera më pas, pavarësisht se arrin të mbrohet nga një substancë dhe ndonjëherë madje sistemi pavarësisht nga vaksinat vazhdon të reagojë për arsye të pashpjegueshme në të njëjtën mënyrë. Alergjenët më të zakonshëm janë: alkooli, thumbim i bletës apo i ndonjë insekti tjetër, pushi, ushqimi, poleni i luleve, bari, pemët, shkurret pluhuri i shtëpisë, ilaçet, myshku etj. Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyre alergjike. Në një rast të tillë njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun, sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje, simptomat që të jep mund të marrin përmasa të mëdha.
10 këshillat antialergji
Marrja e hekurit në formë të lëngshme është një nga aleatët më të mirë në luftën kundër alergjisë
Dietë me vitamina C, B, K, të dobishme për irritimin e syrit
Të evitohen ushqime që kanë në etiketë aroma natyrore
Mos merrni ilaçe pa u konsultuar mjekun
Mos pini cigare dhe evitoni ambientet me duhanxhinj
Ndiqni rregulla të rëndësishme për jetën si: flini 8 orë në natë, hani tre herë në ditë, çlodhuni ose ndaloni punën për të paktën çerek ore kur ndiheni të lodhur, kryeni një aktivitet fizik javor
Mësohuni të mos luftoni me emocionet e vetes
Tregoni kujdes në ditët e thata dhe me erë, sepse me këtë klimë përqendrimi i polenit në ajër është në maksimum
E zgjidhni vendin e pushimeve në det dhe jo në mal, sepse në det polenet janë më pak të pranishme, ndërsa në mal kjo ndodh mbi 2000 metra
Ndiqni kalendarin dhe të dhënat për përqendrimin e polenit në ajër të shpërndara për çdo vit
Barnat antihistaminike
Acrivastine
Astemizole
Chlorpheniramine
Diphenhydramine
Loratadine
Promethazine
Triprolidine
15 Prill 2009