Reforma në gjyqësor, KLD-ja informon ndërkombëtarët
Sistemi gjyqësor shqiptar ndodhet në një proces historik, atë të riorganizimit të tij, i cili duhet kryer me gjyqtarët që janë në vend dhe në bazë të kushteve që caktohen qartë në ligjin përkatës. Një fakt të tillë e ka theksuar zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, gjatë një takimi që është zhvilluar me ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë mbi riorganizimin e sistemit gjyqësor në vend. Sipas tij, ky proces duhet realizuar me gjyqtarët më të mirë që janë në dispozicion brenda në vend, pra, në njëfarë mënyrë duke përdorur burimet ekzistuese më të mira të vetë sistemit gjyqësor. "Ne pretendojmë që me anë të këtij riorganizimi, të rrisim cilësinë në gjykime. Dhe jemi këtu për të gjetur gjyqtarët më të mirë të sistemit tonë, pasi cilësia do të rritet pikërisht me këta gjyqtarë", tha më pas ai lidhur me një fakt të tillë.
Metodologjia
Në vazhdim të takimit, Spahiu ka shpjeguar edhe metodologjinë e riorganizimit të sistemit gjyqësor. Në këtë aspekt, ai tha se veprimtaria e KLD-së do të jetë vetëm ajo që i përcakton ligji. "Ne do të vëmë në dukje nga vijnë burimet njerëzore për profesionin e gjyqtarit. Ata ndahen në tre grupe; ata që janë brenda sistemit, ata që sapo janë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës dhe që KLD-ja do t‘i emërojë brenda disa javëve dhe ata që janë jashtë sistemit, të cilët kanë qenë dhe më parë, por numri i përgjithshëm i tyre do të jetë 10%", tha Spahiu. Më tej u shpjegua se dekreti i Presidentit ka ndryshuar numrin e përgjithshëm të gjyqtarëve, i cili ka shkuar në 374 nga 344 që ka qenë. Sipas të dhënave, në nëntë gjykata, numri i gjyqtarëve është rritur, ndërsa në 12 gjykata numri është i njëjtë. Në pjesën tjetër numri i gjyqtarëve është ulur. Lëvizja e gjyqtarëve nuk do të jetë një proces mekanik, por logjik dhe do kryhet në dy mënyra, atë vertikale dhe horizontale. "Lëvizja vertikale do të jetë ajo nëpërmjet emërimeve në funksione më të larta gjyqtarësh. Ndërsa lëvizja e dytë, që është ajo horizontale, ka të bëjë me kalimin e një gjyqtari nga një gjykatë në tjetrën në të njëjtin post, me disa kushte, që do të kryhet me pëlqimin ose mospëlqimin e tij. Megjithatë, deri tani është menduar që kjo të kryhet pa pëlqimin e tij, e cila bazohet në riorganizimin e gjykatave dhe parashikohet në nenin 21 të ligjit", shpjegoi Spahiu.
Transferimet
Në lidhje me papranueshmërinë e metodës pa pëlqimin e gjyqtarëve, Spahiu shpjegoi se është e vetmja mënyrë për të çuar përpara sistemin gjyqësor. "Në bazë të situatës aktuale, KLD është e detyruar të veprojë në bazë të barazisë dhe meqë shumica e gjykatave pajtohen me këtë, atëherë mendohet të veprohet me metodën pa pëlqimin e gjyqtarëve. Siç dihet, Gjykata e Tiranës është ajo më e preferuara nga të gjithë gjyqtarët. Por, ekziston edhe shembulli i kundërt, që është për Gjykatën e Përmetit, ku asnjë gjyqtar nuk do që të shkojë e të punojë. Ne nuk mund t‘i mbyllim dyert e tyre se ata nuk duan të shkojnë, por janë të detyruar të shkojnë e të punojnë edhe atje sipas nevojave të ligjit", shpjegoi zv/kryetari i KLD-së. Më tej, përfaqësuesit e KLD-së kanë shpjeguar se fakti tjetër ka të bëjë me atë që, të gjitha gjykatat duhet të jenë në të njëjtin nivel riorganizimi. Nëse do të përfshihen pëlqimet e gjykatësve se ku duan të punojnë, atëherë do të thotë se kemi të bëjmë me dy standarde. Në këtë aspekt, KLD ka përgatitur politikën e vet. KLD ka vendosur që pozicionet vakante do të trajtohen si transferime pa pëlqimin e gjyqtarëve. "KLD mendon se kjo metodë parashikohet se do të jetë diçka pozitive, pasi shumica e të transferuarve do të jenë të kënaqur. Gjithë sistemi do të thotë të inkurajojë gjyqtarët për karrierën e tyre", deklaroi Kreshnik Spahiu.