E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja qytetet ku s’do ketë energji

Rikthehen kufizimet e energjisë elektrike në disa qytete të vendit. Sipas operatorit të sistemit të transmetimit (OST), ditën e sotme qyteti i Korçës, Pogradecit, Librazhdit, Përrenjasit dhe Guri i Kuq

nuk do të ketë energji elektrike nga ora 10:00 deri në  14:00. Shkak për këtë është stakimi i linjës 110 kv në juglindje të vendit. Sipas OST-së  si pasojë e remontit që po kryhet në   linjën e interkonjeksionit 400 kv  Zëmblak-Kardia ( Greqi) është parë si e domosdoshme që të stakohet linjën 110 kv në juglindje të vendit, por vetëm për ditën e sotme. Në fakt OST ka nisur remontin me linjën e interkonjeksionit 400 kv  Zëmblak-Kardia që ditën e hënë dhe pritet të vazhdojë deri ditën e premte. Si pasojë e këtij remonti është ulur siguria dhe në disa zona të vendit mund të ketë kufizime të energjisë gjatë orëve të pikut. Që pas përmirësimit të situatës hidrike në vend, KESH ka rritur ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë dhe për rrjedhojë pjesa më e madhe e kërkesës për energji plotësohet nga prodhimi vendas. Niveli i ujit në Fierzë është mbi 290 metra, duke iu afruar kështu pikës maksimale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›