E Diel, 1 Nëntor 2026

I dehuri rreh dy policë që donin ta shoqëronin

Fier

Një 41-vjeçar nga Rrethi i Fierit është vënë në pranga për kundërshtim të një punonjësi të Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimit të pronës. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë Fier bënë të ditur për gazetën se u arrestua në kushtet e flagrancës 41-vjeçari Kujtim Lalaj. Sipas policisë, ky shtetas ka rrahur punonjësit e patrullës së përgjithshme, të cilët kanë shkuar për ta shoqëruar atë me qëllim pyetjen për një ngjarje të ndodhur në fshat. Fillimisht policia ka shkuar paraditen e së martës pranë banesës së Kujtim Lalajt, por nuk e ka gjetur. Më pas, rreth orës 13:30, policia i është rikthyer banesës dhe sërish nuk e ka gjetur. Kështu ka nisur shërbimi i policisë në portën e banesës së 41-vjeçarit. Ky i fundit është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Sapo është përballur me uniformat blu, ka nisur t’i shajë ata dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj dy policëve që përpiqeshin ta shoqëronin me forcë. Në fund policia ka mundur t’i vërë prangat dhe më pas ta shoqërojë në mjediset e komisariatit. Dje paradite Lalaj është njohur edhe me akuzat për “kundërshtim të punonjësit të rendit” dhe “shkatërrim të pronës”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›