E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nga korrenti drejtori i një shkolle

Sarandë

Humb jetën nën veprimin e rrymës elektrike drejtori i shkollës së Vrinës, 45-vjeçari Gaspër Mrruku. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00 të së mërkurës, në qytezën e Ksamilit. Mësohet se 45-vjeçari Mrruku, veç detyrës si drejtor i shkollës së Vrinës, kryente privatisht edhe instalime elektrike. Ai ishte duke kryer instalimet elektrike në banesën e një mikut të vet në Ksamil, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Edhe pas ndihmës së parë të dhënë nga miku i vet, Mrruku nuk arriti të mbijetojë dhe në spitalin e Sarandës është transportuar i pajetë. Trupi i tij është tërhequr nga morgu i spitalit “Petro Nako” nga familjarët e vet, si dhe nga kolegë të tij mësues.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›