Pranga një të riu, kapet me heroinë
Fier
Efektivat e policisë së Fierit, pas një kontrolli të rastësishëm, kanë mundur të prangosin një shpërndarës droge. Nga burimet zyrtare të Komisariatit të Fierit mësohet se rreth orës 01:00 pas mesnate, strukturat e policisë së Qarkut Fier kanë arrestuar në kushtet e flagrancës Gerald Dimon, 19 vjeç, banues në lagjen “16 prilli” Fier. Gjatë kontrollit të rastësishëm, Dimos i është gjetur një sasi pluhuri me ngjyrë bezhë, e dyshuar si bimë narkotike. Dimo është shoqëruar në mjediset e policisë, ku lënda e gjetur u është nënshtruar analizave të mëtejshme dhe ka rezultuar të ishte heroinë.
#