E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dehuri tenton vetëvrasjen

17/05/2005  ELBASAN – Një 64-vjeçar, nën efektin e pijeve alkoolike, tenton vetëvrasjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orësh 21.00, në fshatin Stane të zonës së Belshit, kur Tasho Hysi në banesën e tij ka shkrehur armën e zjarrit drejt vetes. Pas krismës e zhurmës, të afërmit kanë rendur drejt tij dhe kanë gjetur të përgjakur të afërmin e tyre, ndërsa në bark i dallohej shenja e plagës. Menjëherë i plagosuri është transportuar për në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se gjendja e tij është tepër e rëndë. Burime spitalore konfirmojnë se 64-vjeçari ka humbur shumë gjak dhe ka rënë në koma, si pasojë e plagës së marrë. Policia ka bllokuar armën e krimit, një pushkë automatike dhe po punohet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›