Lirohet pas amnistisë, arrestohet sërish në shkallët e gjykatës

17/05/2005 I liruar për veprën penale të ‘97, riarrestohet për falsifikim
KUÇOVË – Sapo ka fituar lirinë nga gjykata, riarrestohet në shkallët e godinës për një tjetër vepër penale. Ky ka qenë fati për shtetasin nga Kuçova, Krenar Llanaj.
Dje, në mesditë, treshja e trupit gjykues e gjykatës së Beratit, pasi kanë studiuar dosjen e 34-vjeçarit Krenar Llanaj, banori i lagjes “1 Maj”, kanë arritur në përfundimin se vepra e kryer nga ai gjatë vitit 1997 ka qenë e amnistuar nga një dekret i Presidentit të Republikës. Pas kësaj, menjëherë është urdhëruar
lirimi i Lanajt.
Por, sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, 34-vjeçari Llanaj, ka qenë i shpallur person në kërkim nga një vendim i gjykatës me nr. 44 para dekretit të amnistisë, dhënë nga Presidenti i Republikës në vitin 2002. Por, megjithë amnistinë, emri i tij ende nuk ishte hequr nga lista e personave të kërkuar dhe për pasojë, pas një aksioni në një kontroll rutin për problemin e çarmatimit, policia ka arritur të zbuloj dhe të prangos 34-vjeçarin në banesën e tij dhe ta shoqëroj për në dhomat e paraburgimit, për të cilën dje doli i pafajshëm nga gjykata.
Si rezultat i këtij vendimi, i riarrestuari Llanaj e ka shijuar lirinë e prangave vetëm sa ka zbritur shkallët e gjykatës.
Sapo Krenar Llanaj ka menduar se shpëtoi, një oficer i policisë i është afruar dhe pas komunikimit të fletarrestit nga gjykata, pa e pyetur i ka zgjatur prangat, duke i thënë se “jeni i arrestuar për një tjetër vepër penale”. Sipas policisë, mbi Llanajn rëndon akuza tjetër, ajo e “lëvizjes dhe e qarkullimit me dokumente dhe pasaportë të falsifikuar”.
I gjendur në këto kushte, Llanajt i ka mbetur të zgjasi vetë duart, duke mos fshehur shenjat e pakënaqësisë e habisë, ndërsa e ka parë veten sërish në dhomat e paraburgimit.
Të njëjtat burime të policisë pohojnë se për 34-vjeçarin është bërë gati dosja e përpiluar dhe plotësuar me dokumenta përkatëse dhe është dorëzuar në organin e akuzës për të vazhduar hetimet e mëtejshme rreth kësaj ngjarje.
Por burime nga komisariati bëjnë të ditur se Llanaj do të hetohet edhe për vepra të tjera penale, të ndodhura në lagjen ku ai banon pas vitit 1997.