E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar me 18 vjet burg për drogë në Itali, kapet në Kavajë

Arrestimi Eduardo Krasniqi dyshohej për trafik edhe nga akuza shqiptare

Një shqiptar i dënuar në Itali është kapur në Kavajë, ndërkohë që hetohej edhe nga organet e akuzës në vendin tonë për trafik droge. Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin Eduardo Krasniqi, i dënuar në mungesë me 18 vjet burg. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se dje, shërbimet e Komisariatit Kavajë, bënë të mundur kapjen e të shumëkërkuarit Eduardo Sokol Krasniqi, 39 vjeç, lindur e banues në Karpen të Rrethit Krujë. I shumë kërkuari u kap mesditën e djeshme në Kapen të Kavajës, pasi ishte person i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë, në Brindisi të Italisë. Autoritetet e zbatimit të ligjit italian kishin dënuar në mungesë të kërkuarin me 18 vjet burgim. 39–vjeçari akuzohet për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike, në bashkëpunim” dhe “krijimit dhe drejtimit të organizatës kriminale”. Në ngarkim të tij edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka lëshuar për të, urdhrin e ndalimit për konsumim të veprave penale të “trafikimit të lëndëve narkotike, në bashkëpunim” si dhe “krijim e drejtim të organizatës kriminale”. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u realizua ekzekutimi i vendimit të autoriteteve të zbatimit të ligjit italian, si dhe urdhri i ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ndërkohë që shtetasi do të dërgohet për në vendin e vuajtjes së dënimit për veprat penale të sipërcituara.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›