E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau krushkun pas divorcit të së bijës, kapet në Itali

Interpol

Vrau krushkun se djali i tij i ndau vajzën, që kishte edhe një fëmijë të vogël. Kjo është historia e Myfit Ymerit, i cii është arrestuar nga policia italiane, për llogari të drejtësisë shqiptare. 56-vjeçari është kapur nga policia e Teramos, e cila ndaloi shqiptarin për një kontroll rutinë. Ai u ishte prezantuar policisë me një identitet të rremë dhe se kishte humbur dokumentet. Pas verifikimeve të gjurmëve të gishtave, policia italiane ka kuptuar se bëhej fjalë për Myfit Ymerin, i shpallur në kërkim nga Interpoli shqiptar, pasi në vitin 2006, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 11 vjet burg. Sipas dosjes penale në Interpol, ngjarja ka ndodhur më 7 janar të vitit 2003, ku Myfit Ymeri lëvizte me mjetin e tij. Rrugës, në një lagje të Shkodrës ka parë krushkun e tij, i cili lëvizte me biçikletë. Në ato momente, qëllimisht e ka shtypur me makinë dhe është larguar me shpejtësi. Fillimisht, për viktimën Selim Mema është menduar aksident. Por, meqë ai ka ndërruar jetë disa ditë më vonë, ka mundur t’i tregojë së bijës se çfarë kishte ndodhur dhe se autori ishte Ymeri. Fillimisht mes dy familjeve ka pasur miqësi, pasi djali i viktimës, Ylber Mema, ishte martuar me vajzën e të pandehurit, Irma Ymeri dhe nga kjo martesë kishin një vajzë. Prej disa kohësh, çifti jetonte në Amerikë. Në nëntor të vitit 2002, vajza e Myfitit ishte larguar nga banesa pas një sherri me bashkëshortin Ylber mema, duke marrë me vete edhe të bijën, duke zgjidhur edhe martesën. Për këtë shkak, Myfit Ymeri kishte vendosur të hakmerrej ndaj Selim Memës, ndaj dhe e ka vrarë, duke e shtypur me një makinë. Pas ngjarjes, autori është larguar dhe prej shtatë vitesh ishte në kërkim policor.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›