E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria u kthen të huajve katër automjete të trafikuara

Bashkëpunimi

Të paktën katër makina luksoze, të bllokuara, pasi rezultonin të vjedhura, u janë rikthyer pronarëve të ligjshëm të tyre në tre shtete të huaja. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat konfirmuan se në bashkëpunim me autoritetet italiane, daneze dhe zvicerane, u realizua kthimi në këto shtete i katër automjeteve të vjedhura dhe të trafikuara në vendin tonë. Sipas prokurorisë, në Itali u rikthye automjeti tip “BMW M6C” dhe automjeti tip “AUDI A 5 SLINE”. Në Danimarkë u kthye automjeti tip “Mercedes Benz CLK”, ndërsa në Zvicër, automjeti tip “AUDI A 4”. Në njoftimin zyrtar shprehet vullneti i Prokurorisë së Përgjithshme për luftën kundër trafikimit të mjeteve motorike dhe kthimin e të gjitha automjeteve të vjedhura, që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, prokuroria bën apel për qytetarët për të shmangur blerjen e makinave në tregje informale dhe nga persona të palicencuar. Kohët e fundit, Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me autoritetet e huaja gjyqësore, ka realizuar kthimin e dhjetëra makinave që rezultonin të vjedhura.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›