E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dënuari në Berat kapet në Rinas

 

TIRANE – Policia e Rinasit arrestoi dje një person të dënuar në Berat për falsifikim dokumentesh zyrtare. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë, sipas të cilave, rreth orës 01:15 të mëngjesit të djeshëm, nga Sektori i Hetimit në Komisariatin e Rinasit është bërë e mundur kapja e personit në kërkim Artan Dropulli, 28 vjeç. Sipas policisë, i arrestuari është banues në Berat në lagjen “Barrikade 1”, me arsim 8-vjeçar, person i dënuar më parë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, mësohet se i arrestuari është kthyer me linjën “Adria” nga Belgjika, si shtetas i kthyer i kategorisë deportiv. “Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS rezultoi se ky person ishte në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Berat me vendimin penal nr.285 e ka dënuar me 6 muaj burg e 400 mijë lekë gjobë për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve” si dhe “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, thanë më tej burimet e policisë së Tiranës. Sipas tyre, pas arrestimit i dënuari i është dorëzuar policisë së Beratit për procedurat e mëtejshme të ekzekutimit të vendimit gjyqësor të dhënë në mungesë ndaj 28-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›