Raiffeisen Bank, Banka më e Mirë nga Euromoney
Euromoney, revista mujore lider në botë për bankingun global dhe tregjet financiare e të kapitalit, ka zgjedhur Raiffeisen Bank në Shqipëri si “Banka më e Mirë” në vend për të pestin vit në rradhë. Banka u ble nga Raiffeisen International në vitin 2004 dhe është banka më e madhe në Shqipëri, me një bilanc total prej më shumë se 2 miliardë Euro. “Ne jemi shumë krenarë që revista e mirënjohur Euromoney ka zgjedhur përsëri Raiffeisen Bank si Bankën më të Mirë në vend dhe kemi shumë besim që do të vazhdojmë të rritemi dhe të përballemi me sfidat e të ardhmes, ashtu siç kemi bërë deri tani. Raiffeisen Bank në Shqipëri është në vend të parë në të gjithë treguesit kryesorë të performancës”, tha Olover J. Ëhittle, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Shqipëri. Euromoney vleresoi Raiffeisen International si “Banka më e Mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore”. Në të njëjtën kohë, RZB u vlerësua si “Banka më e mirë në Austri”.