Rihapet me orar tuneli Rrëshen-Kalimash
Që prej mëngjesit të ditës së djeshme ka rinisur përdorimi i autostradës Rrëshen-Kalimash. Sipas burimeve nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Tuneli i Thirrës ka nisur funksionimin normal. Tuneli do të vazhdojë funksionimin sipas regjimit të mëparshëm, sipas të cilit ai do të qëndrojë i mbyllur çdo natë prej orës 23:00 deri në orën 7:00, për të lejuar punimet elektromekanike dhe të strukturës mbajtëse në galerinë jugore. Nga ora 7:00 e mëngjesit deri ne orën 23:00 tuneli do të jetë i hapur për trafikun. Vetëm pak ditë më parë burimeve nga kjo ministri kanë deklaruar se tuneli i Thirrës do të mbyllej përkohësisht si rezultat i punimeve elektromekanike dhe perforcuese në galerinë jugore, te cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në presencë trafiku. Tuneli i Thirrës është pjesë e Autostradës Rrëshen-Kalimash. Menjeherë pas përfundimit të kësaj rruge ka nisur edhe përdorimi i saj nga shumë turistë kosovarë, të cilët kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.