E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dënuari përjetë, ha brisqe në burg

 

FUSHE-KRUJE - I dënuari me burgim të përjetshëm gëlltit brisqe në qelinë e burgut. Burime zyrtare të burgut të Fushë-Krujës konfirmuan dje për “Panorama”, se i dënuari Valmir Hoxha, i njohur si “i forti i Shkodrës” kishte gëlltitur tehe brisqesh rroje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa shëndeti i të dënuarit është normal. Sipas burimeve, i dënuari Hoxha vetëm pak ditë më parë ishte vendosur në ambientet e burgut të Fushë-Krujës, pasi ishte transferuar nga burgu i Peqinit. “I dënuari ka probleme me përshtatjen”, thanë burimet. Për shkak të një përballjeje ai është transferuar të hënën nga qelia e tij në një qeli të veçuar, vend ku ka konsumuar edhe metalin e mprehtë. Po sipas burimeve, Hoxha nuk ka shfaqur probleme shëndetësore. Valmir Hoxha u arrestua në vitin 2003, pasi gjykata kishte dhënë për të një vendim me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes, plagosjes, grabitjes dhe përdhunimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›