E Diel, 1 Nëntor 2026

I dërguari i OSBE-së, Zhigalov: Nuk mjafton vetëm thyerja e bojkotit, opozita të marrë pjesë rregullisht në parlament

OSBE shprehet se opozita shqiptare nuk duhet të mjaftohet vetëm me thyerjen e bojkotit, por të marrë pjesë rregullisht në punimet e Kuvendit. I dërguari special i kryetarit të OSBE-së, Konstandin Zhigalov, deklaroi gjatë një takimi me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, se palët politike duhet të fillojnë nga puna për hartimin e reformës së re zgjedhore. “Ne jemi të kënaqur që PS-ja është pjesë e Kuvendit. Ata duhet të jenë aty, pasi bashkëpunimi në Kuvend, duhet të konkretizojë reformën zgjedhore dhe reforma të tjera që i duhen vendit”, u shpreh Zhigalov. I dërguari special i OSBE-së, tha duke iu referuar kërkesave të opozitës dhe ngritjen e komisionit hetimor më tej se “mirepresim gatishmërinë për të marrë pjesë në Komisonin Hetimor Parlamentar”. Sipas tij, “kjo është një çështje që u takon partive politike, por ne si OSBE do ju ndihmojnë nëse kërkohet një gjë e tillë. Ka rëndësi vazhdimi i reformave politike e reformës zgjedhore në zbatim të rekomandimeve të OSBE-ODIHR”, tha ai. Ndërkaq, nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta deklaroi se qeveria shqiptare do të vazhdojë bashkëpunimin me OSBE-në dhe mirëpret prej sa çdo sugjerim për reformën zgjedhore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›