E Diel, 1 Nëntor 2026

I djegin makinën pronarit për hakmarrje, asnjë gjurmë

03/03/2009  Dyshime, por asnjë i ndaluar

VLORE- Një makinë në qytetin e Vlorës është djegur për hakmarrje, ndërkohë që policia në bashkëpunim me pronarin kanë hedhur hijet e dyshimit mbi zjarrvënësit, por nuk kanë mundur t’i arrestojnë dot ata sepse janë larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së djeshme në lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit bregdetar teksa makina ndodhej e parkuar pranë një dyqani. Makina me targa VL 6581 C tip Fiat Bravo ka marrë zjarr menjëherë duke vënë në merak dhe shqetësim të madh banorët që jetonin pranë dyqanit ku ishte parkuar makina. Menjëherë janë lajmëruar zjarrfikësit dhe janë larguar banorët nga frika e ndonjë shpërthimi të mundshëm. Ndonëse zjarrfikësit nuk janë vonuar, nuk kanë mundur të bëjnë gjë sepse makina ishte djegur plotësisht. Ndërkohë që pronari i saj ka vënë gishtin mbi dy të dyshuar që janë kërkuar nga ana e policisë, por nuk janë ndaluar dot sepse ata ndërkohë ishin larguar. Mendohet se zjarri është vënë vetëm në shenjë hakmarrjeje ndaj pronarit të saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›