“Stafeta” arreston 4 trafikantë emigrantësh
03/03/2009 U kërkonin 800-1000 euro
KORÇE- Operacioni policor i koduar “Stafeta” në kuadër të operacionit “Fundjava” ka bërë të mundur të arrestojë katër persona për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa ka shpallur në kërkim një person tjetër. Ndërkohë gjatë këtij operacioni policia ka sekuestruar edhe automjetet që kishin shërbyer për transportin e emigrantëve. Nga burimet policore mësohet gjithashtu se klandestinët vinin nga rrethe të tjera të vendit, ndërsa u duhej të paguan një shumë prej 800 deri në 1 mijë euro për person, shumë kjo që jepej për shërbimin e ofruar në kalim të paligjshëm të kufirit. Personat e arrestuar u përkasin rretheve Korçë dhe Devoll, banues në fshatra në afërsi me Greqinë. Ndërkaq mësohet se të arrestuarit janë I. Bardhushi, G. Gavri, M. Bylyku dhe M. Eshi, kurse i shpallur në kërkim rezulton shtetasi M. Qylalli. Personat e cituar më sipër kishin vënë në dispozicion 2 autovetura dhe një automjet tip “Furgon”. Nga burimet policore mësohet se gjithçka është realizuar në saj të operacionit “Stafeta” në kuadër të operacionit të koduar “Fundjava”. Fal këtij operacioni nga shërbimet e policisë në Drejtorinë e Policisë të qarkut Korçë, u bë i mundur ndalimi dhe arrestimi i disa personave, autorë të disa veprave penale të ndodhura në datën 01.03.2009. Më konkretisht nga burimet zyrtare të policisë mësohet se në datën 01.03.2009, rreth orës 15.00, pas një pune të mirëfilltë policore, nga specialistë dhe ndihmësspecialistë pranë Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në D.P.Q. Korçë, në bashkëpunim dhe me oficerët dhe agjentët e Policisë Gjyqësore të drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar Tiranë, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor i koduar “STAFETA” nga ku u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale të parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, katër shtetasve. Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë tentuar të kalonin 10 shtetas nga rrethet Korçë, Kavajë dhe Elbasan, në mënyrë të paligjshme në drejtim të shtetit grek, kundrejt shpërblimit nga 800 deri në 1000 euro për person. Gjithashtu nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se si bashkëpunëtor i shtetasve të mësipërm të jetë dhe shtetasi tjetër M. Qylalli i datëlindjes 22.06.1984, lindur dhe banues në Vashtemi të rrethit Korçë, për të cilin po punohet për kapjen e tij. Ndërkaq policia ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni u sekuestruan edhe mjetet që kishin shërbyer për transportin e klandestinëve.