Roja i stadiumit "Roza Haxhiu", me dy administratorë
23/02/2005 TIRANË – Prokuroria, ndonëse e dinte shumë mirë se stadiumi "Roza Haxhiu" i qytetit të Lushnjës ka dy administratorë, nuk ngurroi të pyes direkt para Gjykatës së Krimeve të Rënda, dëshmitarin Agim Veliu. Dëshmitari Veliu, sipas akuzës, ka qenë roje në stadium kur u vu bomba, më 25 mars 2000. Për vënien e kësaj bombe akuzohen disa prej të pandehurve, pjesëtarë të grupit të Aldo Bares. Para gjykatës, ndonëse i trembur, dëshmitari tregoi se ishte personi i parë që nuhati të keqen. Ndërkohë që, Prokuroria, me pyetjet e saj të drejtpërdrejta bërë dëshmitarit, kërkonte me çdo kusht të zbulonte lidhjet e Bashkisë së Lushnjës me administratorët anonimë. Për të zbuluar emrat e administratorëve, prokurori Anton Martini disa herë e pyeti Agim Veliun se kush e administronte stadiumin. Ndërkohë, avokati Vladimir Meçi herë pas here ndërhynte, duke i kërkuar gjykatës të mos lejonte akuzën të dilte jashtë kuadrit ligjor. Kundërshtitë në proces mes palëve qenë të shumta, por akuza ia arriti qëllimit. Sipas saj, emri i shoqërisë anonime që ka nën administrim stadiumin e Lushnjës, është shumë i njohur, ndonëse nga persona të ndryshëm maskohet. Një nga administratorët e stadiumit njihet që është Bashkia e Lushnjës, ndërsa emri i dytë mbetet anonim, ashtu si edhe vetë shoqëria. Pas emrit anonim, sipas të dhënave nga ana e organit të akuzës, qëndron kapoja i grupit, Alfred Shkurti, ose i thirrur ndryshe, Aldo Bare. Megjithatë, një tjetër mister fshihet pas gjithë emrave. Avokati Vladimir Meçi, i cili mbron interesat e disa prej të pandehurve të grupit të Lushnjës, është njëkohësisht edhe një nga drejtuesit kryesorë të ekipit të Lushnjës.
Dëshmia
"Të premten, më 24 mars 2000, mora punën si zakonisht në orën 22.00 të mbrëmjes. Pasi kontrollova zonën përreth stadiumit ‚Roza Haxhiu’ të qytetit të Lushnjës, vajta të flija gjumë. Ndërkohë që gjatë natës nuk jam ngritur asnjëherë. Nuk më kujtohet të kem parë njeri gjatë kohës që kam qenë zgjuar". Kështu e filloi dëshminë e tij ish-roja i stadiumit të Lushnjës, Agim Veliu, i cili ishte i pari që nuhati montimin e një bombe shumë të rrezikshme. Dëshmitari i tregoi dje gjykatës se, në 25 mars 2000, ditën e shtunë, në orën 06.00 të mëngjesit, kur është ngritur nga gjumi ka parë në krahun e djathtë të portës kryesore të stadiumit një gjë jo të zakonshme. Ai shpjegoi se vendi ishte i pastruar dhe një pjesë e tokës e gërmuar. Këtë gjë, Agim Veliu e ka parë si të çuditshme, duke patur parasysh se në ditët e tjera të javës, vendi ishte i mbushur plot me mbeturina, që ngelnin nga tregu. "Sapo vura re vendin e gërmuar, njoftova policinë. Pashë mbi tokë një antenë ngjyrë dheu, jo shumë të madhe. I pari në vendin e ngjarjes erdhi një nga policët e qarkullimit rrugor, i cili më pas lajmëroi shefin e komisariatit", tha dëshmitari. Agim Veliu pohoi se, në këtë vend pune ka qëndruar edhe dy javë pas ngjarjes. Sipas akuzës, dëshmitari është larguar nga puna pas kërcënimeve që mori menjëherë sapo dha sinjalin se diçka e keqe i kanosej personave të shumtë që do të shihnin ndeshjen e orës 13.00 të ditës së shtunë, në datën 25 mars 2000. Megjithatë, tashmë është e vërtetuar se bomba ishte projektuar dhe vendosur për të eliminuar shefin e komisariatit të Lushnjës, Sinan Metën. Nga ana tjetër, dëshmitari Agim Veliu është larguar nga vendi i rojes, duke u ndier më mirë në vendin e punëtorit të mirëmbajtjes. Për të vërtetuar akuzat kundër tetë të pandehurve të grupit të Lushnjës, i cili njihet më shumë si banda e Aldo Bares, akuza ka kërkuar si dëshmitarë edhe disa persona të tjerë. Sipas gjykatës, disa prej dëshmitarëve nuk kanë adresa të sakta.