E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dyshuar për vrasjen e një emigranti në Greqi

Hetimet

Romeo Leka dyshohet se është personi që ka vrarë një emigrant shqiptar nga Kukësi në Greqi. Bëhet fjalë për vrasjen e Renato Krasniqit, i cili u ekzekutua me datë 9 të këtij muaji në Athinë. Familja e tij ka telefonuar dje në polici e ka deklaruar se kur e kanë parë në televizor e kanë njohur se është ai autori i vrasjes së 22-vjeçarit. Krasniqi mësohet se është ekzekutuar në rrugën “Pratinu” në lagjen “Pagrati” të Athinës. Sipas policisë, trupi i 22-vjeçarit u gjet i pajetë në korridorin e pallatit ku ai banonte prej fqinjëve të tij. Policia, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, tha se viktima kishte në trup disa plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. Ndonëse krimi ndodhi rreth orës 20:00 sipas orës lokale, askush prej banorëve të pallatit nuk pa ose dëgjoi diçka të pazakontë. Fqinjët thanë jashtë kamerave se i riu i ekzekutuar kishte pak kohë që kishte marrë me qira një banesë në rrugën “Pratinu” dhe se ai nuk komunikonte pothuaj fare me banorët e tjerë të pallatit. Fqinjët thanë se bëhet fjalë për një person që kishte sjellje normale dhe pak njerëz e vizitonin në banesën e tij. Vetëm pak ditë më vonë, një shtetas grek u kap me pasaportën e Krasniqit gjatë një grabitjeje, i cili u vra në përplasje me armë me policinë. Ditën e vrasjes së shtetasit grek, policia e Athinës deklaroi se bashkë me të ka qenë edhe një shqiptar, që mendohet se është Romeo Leka.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›