“I forti” me gratë e verbra shoqërohet në polici
22/05/2009 Identifikohet biznesmeni i furrave
TIRANE- Policia ka mundur të identifikojë personin që ushtroi dhunë mbi gratë e verbra, në protestën para Kryeministrisë. Bëhet fjalë për biznesmenin 47-vjeçar Pëllumb Borshi. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 47-vjeçari është ndaluar nga policia dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje. Drejtoria e Policisë Tiranë rithekson se Pëllumb Borshi nuk është punonjës i policisë apo punonjës i Gardës, por nuk jep detaje të mëtejshme rreth arsyeve që çuan 47-vjeçarin të ushtronte dhunë mbi gratë protestuese, në tubimin e të verbërve në orët e mëngjesit, përpara selisë së Kryeministrisë. Kur gjithçka në protestë po shkonte normalisht, Pëllumb Borshi me një çantë në dorë është afruar tek protestuesit e verbër, ku si fillim ka debatuar me disa gra të verbra e më pas ka ushtruar dhunë mbi to, pa pasur asnjë shkak. Nga pamjet televizive tregohet qartë se ky person krah dy punonjësve të Gardës dhe disa punonjës të policisë së shtetit, ka vijuar dhunën e nisur, pa u penguar nga askush ndonëse është i rrethuar nga uniformat blu. Biznesmeni Pëllumb Borshi ushtroi dhunë fizike mbi katër gra protestuese në prezencën e forcave të shumta policore që mbanin në kontroll protestën dhe arriti të largohej pa asnjë reagim prej tyre.