Trafikanti i drogës në pranga po ia mbathte nga Rinasi
22/05/2009 Shqiptari i Maqedonisë dyshohet se është arratisur nga burgu, kapet në aeroport
TIRANE- Një person që dyshohet se mund të jetë arratisur nga burgjet e Maqedonisë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga punonjësit e komisariatit të Rinasit. Mësohet se shtetasi i ndaluar është Adem Sulejmani, 40 vjeç, i cili është dënuar nga drejtësia maqedonase për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Burimet zyrtare pranë policisë thanë se ky shtetas rreth orës 20:00 ka tentuar të largohet me dokumente false nga aeroporti “Nënë Tereza” për në shtetin çek dhe prej këtej 40-vjeçari Sulejmani do të tentonte të udhëtonte në drejtim të Bullgarisë. Të gjithë këtë itinerar i sipërcituari do e kryente nën maskën e emrit të një shtetasi bullgar Viktor Mihaylov. Mirëpo siç duket plani i tij nuk mori jetë, pasi nga një kontroll i imtësishëm i të dhënave të këtij personi rezultoi se të gjitha dokumentet ai kishte të falsifikuara. Menjëherë pas këtij konstatimi efektivat e policisë kanë ndaluar 40-vjeçarin maqedonas, i cili gjatë procesit të deklarimit para ekspertëve hetimorë ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e tyre, se ai mund të kishte kryer falsifikimin e dokumentacionit. Të ndodhur përballë kësaj situate si dhe për të verifikuar me imtësi dokumentacionin e të ndaluarit, grupi hetimor i kësaj ngjarjeje i është drejtuar kompanisë ajrore Malev-Budapest, ambasadës maqedonase si dhe ambasadës bullgare. Nga të dhënat që këto institucione ofruan në shërbim të hetimit, rezultoi se emri Viktor Mihaylov i përket një shtetasi që punon dhe banon në Bullgari. Ndërkohë nga ana tjetër autoritetet maqedonase kanë konfirmuar se shtetasi i ndaluar është Adem Sulejmani, i cili pak vite më parë është dënuar nga drejtësia e këtij shteti për trafik drogë. Aktualisht dyshohet se ky shtetas është arratisur nga burgu dhe pasi ka mundur të fsheh identitetin e tij nëpërmjet letrave të falsifikuara, ai ka vendosur të largohet për në Bullgari.