Në pyetje 10 vlerësuesit e dëmeve në Gërdec
22/05/2009 Vetëm pesë prej tyre u është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës”
Procedimi bën fjalë për dëmin 230 milionë lekë të shkaktuar shtetit
TIRANE- Prokuroria e Tiranës i ka deleguar policisë detyrën për thirrjen si të pandehur dhe njoftimin e akuzës “shpërdorim detyre” për 10 ekspertët që kanë marrë pjesë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i punishtes së demontimit të municioneve në fshatin Gërdec të Vorës. Nga burime pranë policisë mësohet se deri tani u është komunikuar akuza vetëm 5 prej të pandehurve, ndërsa 5 të tjerët janë thirrur dhe pritet të merren të pandehur brenda këtyre ditëve. Procedimi bën fjalë për dëmin 230 milionë lekë të shkaktuar shtetit me anë të mbivlerësimit të pasojave të tragjedisë në 25 banesa që janë marrë në ekspertim, nga 72 objekte ku ka pasur mbivlerësim dhe fryrje të faturave. Veç të tjerash burimet thanë se nuk është ekspertuar numri total i objekteve për shkak të pamundësisë fizike dhe numrit të vogël të ekspertëve kontabël në dispozicion. Pritet që në ditët në vazhdim t’i komunikohet akuza edhe pesë të pandehurve të tjerë dhe më pas dosja penale të dërgohet për gjykim para datës 5 qershor, ditë kjo që shënon edhe përfundimin e afatit hetimor të kësaj çështjeje. Dhjetë të pandehurit bënin pjesë në grupet e vlerësimit që dolën në terren pas tragjedisë së Gërdecit dhe vlerësuan dëmet e shkaktuara nga ngjarja e rëndë. Mirëpo me një tendencë abuzive komisionerët në 25 raste kanë vlerësuar një pjesë të objekteve me ndërtim modern në shuma të vogla financiare, ndërsa në disa objekte ku ndërtimi nuk ishte i kohës, ata e kanë vlerësuar me shuma të mëdha financiare. Nisur nga kjo skemë kriminale policia e Tiranës ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize tjetër për 25 objektet, në mënyrë që rezultatet e nxjerra të krahasoheshin me shifrat e paraqitura nga 10 të pandehurit e këtij procedimi penal.