E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti, fluks pacientësh në QSU

• I ftohti i ditëve të fundit ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve, që kanë vizituar urgjencat e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza".Për shkak të prekjes nga virozat gripale dhe në jo pak raste edhe bronkopneumonisë rreth 220 fëmijë kanë marrë dje trajtim mjekësor. Por i lartë ka qenë edhe numri i të rriturve, që po vuajnë nga këto shqetësime. Mjekët këshillojnë se për kurimin e virozave gripale këshillohet përdorimi i lëngjeve, marrja e paracetamolit për lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe frekuentimi i ambienteve me ajër të pastër. Antibiotikët nuk duhet të merren pa u këshilluar më parë me mjekët. Gripi, përhapet lehtësisht përmes spërklave, teshtimave dhe kollës dhe për këtë arsye këshillohet evitimi i kontakteve me të sëmurët. Simptomat e sëmundjes janë dhimbja e kokës në mënyrë të vazhdueshme, kollë, temperaturë e lartë dhe gjendje debulese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›