Shkollë e re në qytetin e Korçës
• Nisin punimet për ndërtimin e një shkolle të re në qytetin e Korçës.Shkolla do të ngrihet me fondet e buxhetit të shtetit me vlerë 650 mijë euro. E ndërtuar në një lagje të populluar rishtas në Korçë, shkolla do të ketë një kapacitet prej 500-600 nxënës të ndarë në 4 klasa, dhe do të jetë e pajisur me palestër, laboratorë, bibliotekë, terrene sportive dhe sistem ngrohjeje qendror. Ministri i Arsimit, Genc Pollo, në vijim të turit të tij në vend ishte dje i pranishëm në inaugurimin e punimeve. "Kjo shkollë do të ngrihet me standard më të lartë se të gjitha shkollat që kemi ndërtuar në të kaluarën, në funksion të cilësisë së mësimdhënies për nxënësit tanë", tha Pollo gjatë ceremonisë. Në rrethin e Korçës numërohen gjithsej 61 shkolla bazë, me 15.000 nxënës dhe 22 gjimnaze me 6200 nxënës dhe ndërtimi i kësaj shkolle të re do të ndihmojë në uljen e nxënësve për klasë dhe arritjen e numrit të tyre në 30-35 nxënës për klasë.