E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti mbërthen veriun. Probleme në qarkullim

Rreshjet e shiut dhe dëborës vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer veriun dhe juglindjen e vendit.  Gjatë dy ditëve të fundit në rrethin e Shkodrës ka patur 125 milimetra shi, por megjithë rreshjet e rëna rrugët për në fshatrat e komunave janë të kalueshme.  Ndërkaq në Malësinë e Madhe trashësia e doborës ka shkuar në 30 cm në zonat e banuara, ndërsa është vështirësuar qarkullimi  në akset rrugore të kësaj zone. 

Në rrethin e Pukës kanë pushuar rreshjet e borës dhe shiut, por
temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.  Ministria e Brendshme përmes
një njoftimi për shtyp bën me dije se në rrugën Qafë Mali- Qafë Shllak-
Kukës- Morinë dhe në rrugën Qafë Mali-Fierzë, është i detyrueshëm
përdorimi i zinxhirëve, ndërsa vazhdon të mbetet e bllokuar rruga për në
Komunën Iballë.

Probleme në qarkullim si pasojë e rreshjeve të dëborës vërehen edhe në
qarkun e Kuksit ku rrugët për në komunat Arren, Zapod dhe Grykë çajë, si
dhe në disa fshatra të komunës Lekbibaj,  Tropojë janë të bllokuara. 
Të bllokuara nga dëbora janë edhe komunat Lurë, Kala e Dodës në rrethin e
Dibrës dhe komunat Ostren dhe Trebisht, si dhe disa fshatra të Komunës
Martanesh në rrethin e Bulqizës. 

Situata paraqitet e normalizuar edhe në qarkun e Korçës ku gjatë dy
ditëve të fundit nuk kanë munguar rreshjet e borës. Në Qafën e Thanës
dhe Qafën e Qarrit qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në rrugën nacionale
Gramsh- Lozhan- Korçë ka patur një rrëshqitje në Moglicë, por Ndërmarrja
e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punon për zhbllokimin e saj.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 shkurt 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›