E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia shprehet kundër integrimit të veriut të Kosovës

Qëndrimi i Rusisë është shprehur nga i dërguari i Moskës në Beograd, Aleksandër Konuzin, sipas të cilit këto plane janë hartuar jashtë bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk kanë marrë pëlqimin e askujt.Dhe për këtë shkak, siç thotë Konuzin, Rusia i konsideron ato të papranueshme dhe “do t’i injorojë në tërësi”. I pyetur nëse i gjithë ky tregim për integrimin e veriut të Kosovës dhe kundërshtimin e Beogradit, janë hyrje për ndarjen e Kosovës, Konuzin ka thënë se kjo temë nuk është risi dhe se ajo është diskutuar në qarqet akademike dhe ato të ekspertëve, mirëpo sipas tij, “kjo temë nuk është aktuale”.Përkundrazi, sipas tij, duhet bërë përpjekje maksimale që të arrihet zgjidhja për statusin e Kosovës, që do të ishte e pranueshme për popullatën serbe dhe atë joserbe.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›