PDK fiton në komunat e Prizrenit dhe Lipjanit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot në mëngjes herët rezultatet paraprake, ku në komunën e Lipjanit kandidati i PDK-së, Shukri Buja ka fituar 53.1 % të votave; ndërkohë ai i LDK-së, Imri Ahmeti ka marrë 46.3 % të votave.Rezultat i ngjashëm është edhe në Prizren, komuna e dytë pas Prishtinës, ku kandidati i PDK-së, Ramadan Muja ka fituar 53.2% të votave, kundrejt 46.8 % të votave të kandidatit të LDK-së, Hanefi Muharremi.Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, theksoi në një konferencë shtypi se këto janë vetëm rezultatet paraprake, ku nuk përfshihen votat me kusht, ato përmes postës elektronike dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Megjithatë, duket se as këto vota nuk mund ta rikthejnë rezultatin në favor të kandidatëve të LDK-së.