Vrasja në Vidohovë, 30 mijë euro për zbulimin e vendndodhjes së vrasësit
Tre ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vidohovë të Devollit ku shtetasi Besim Karai kreu vrasjen e trefishte duke i marrë jetën vëllezërve Xhiljan Mulliri, Taulant Mulliri dhe Etlevan Mulliri, Drejtoria e Policise se Qarkut Korce ka vene ne dispozicion nje shume prej 30 000 euro per personin qe jep informacion ne lidhje me vendstrehimin e sakte te Besim Karait.
Kjo është masa më e fundit e ndërmarrë nga policia e Korçës në
përpjekjet e saj për vënien në pranga të autorit të krimit. Policia ka
vënë në dispozicion të qytetarëve edhe dy numra telefoni 0694110364
dhe 0694106891.
Ne operacionin e arrestimit jane angazhuar dhe forcat e RENEA-s,
ndërkohë që ndihmesë po jep edhe policia greke e cila po kryen kerkimet
ne territorin e shtetit fqinj. Nga hetimet e kryera mendohet se shkak i vrasjes së
trefishtë të ketë qenë lidhja jashtëmartesore e 23-vjecarit Taulant
Mulliri me gruan e Besim Karait.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 shkurt 2010 )
< I mëparshmi