E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti mbush pavijonet plot me fëmijë



FIER - Temperaturat e ulëta të javëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm numrin e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e stinës. Pacientët e vegjël kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në repartin spitalor Pediatrik të Fierit dhe të shumtë janë ata që edhe janë shtruar në këtë spital, me gjithë kushtet e vështira të tij. Gjatë 24 orëve në këtë spital paraqiten për vizitë rreth 60 pacientë të vegjël, të cilët marrin mjekimet për t’i vazhduar pranë familjes, shprehen mjekët. Por nuk mungojnë edhe rastet kur një pjesë e mirë e tyre shtrohen në spital për shkak të shëndetit të përkeqësuar. Sipas mjekut pediatër, Dhimitër Dhamo, sëmundjet më të shpeshta janë ato të gripit dhe bronkopneumonisë shoqëruar me temperaturë të lartë, kollë dhe sëmundje të bronkeve. “Duke e krahasuar me vitet e mëparshme nuk mund të themi se kemi të bëjmë me epidemi gripi, por me një hartë sëmundshmërie normale për stinën dhe klimën e ftohtë”, - thotë mjeku.

SHKUP – Një tërmet me epiqendër në Maqedoni ka tronditur tri vendet e Ballkanit Perëndimor dje, por që nuk raportohet për dëme materiale apo viktima. Burimet zyrtare në Shkup bëjnë të ditur se dje në mesditë, në orën 13:04, janë ndjerë lëkundje me intensitet mes 4 dhe 7 ballësh sipas shkallës europiane makrosizmike. Dridhjet janë ndjerë në Shkup, në Tetovë, në Gostivar dhe në disa vende të tjera të banuara në Maqedoni. Observatori Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror informoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 60 kilometra në perëndim të Shkupit, në pjesën qendrore të Gostivarit, gjë që ka bërë që lëkundjet në ndjehen edhe në territorin e Shqipërisë dhe në Kosovë. Tërmeti me epiqendër në Gostivar ka shkaktuar shqetësim te banorët e kësaj zone, të cilët për rreth 10 sekonda janë përfshirë nga paniku.

9 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›