E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi, edhe e premtja me reshje shiu dhe dëbore



Edhe dita e premte do të ketë shi dhe dëborë në të gjithë vendin dhe, sipas meteorologëve, vetëm ditën e shtunë do të ketë përmirësime të lehta. “Më 9 janar vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të lartë. Mbi vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme, të lagëta dhe relativisht të ftohta”, - thonë specialistët e Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë në kryeqytet. Sipas tyre, moti do të jetë me vranësira të ndërrueshme dhe me reshje shiu në zonat e ulëta. Ndërsa në verilindje do të bjerë borë që në orët e paradites. Bora do të nisë pasdite në zonat e juglindjes.
Meteorologët parashikojnë se era do të fryjë me shpejtësi 2-10 m/sek në drejtimin verilindje dhe lindje. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-5 ballë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur gjithashtu, se ditën e shtunë, moti parashikohet që të jetë i alternuar me vranësira dhe kthjellime.

TEMPERATURAT SOT

Tirana 6 dhe 12
Shkodër 1 dhe 6
Durrës 6 dhe 13
Lezhë 4 dhe 7
Kuçovë 6 dhe 12
Gjirokastër 5 dhe 8
Elbasan 6 dhe 13
Kukës - 5 dhe -1
Peshkopi -8 dhe 0
Korçë -1 dhe 4
Vlorë 9 dhe 13
Sarandë 7 dhe 12

9 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›