E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosrealizimi i tenderave lë pa naftë helikopterët në Farkë



TIRANË – Fillimi i vitit të ri e ka gjetur të papërgatitur sektorin e emergjencave, pasi Regjimenti Ajror i Helikopterëve në Farkë nuk ka karburant për mjetet fluturuese. Burime nga ky regjiment bëjnë të ditur se edhe dy ditë ka lëndë djegëse dhe nëse nuk do të zhvillohen tenderat për blerjen e karburanteve, helikopterët nuk do të mund të lëvizin në raste emergjence. Gjatë tri ditëve të fundit mjetet ajrore të Regjimentit kanë kryer me dhjetëra fluturime, kryesisht në zonat veriore të vendit, duke shpërndarë ushqime dhe duke u ardhur në ndihmë të sëmurëve që ndodhen në fshatrat e izoluar nga reshjet. Tashmë mbetet shumë pak kohë për organizimin e tenderave, pasi helikopterët duhet të jenë në gatishmëri në raste emergjencash. Fillimi i vitit krijon probleme për blerjet e lëndëve djegëse apo pajisjeve të tjera për institucionet shtetërore, pasi tenderimet kanë afatet e tyre kohore dhe procedurat e gjata burokratike.

9 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›