Kontrollet që do të ushtrohen për të verifikuar pagesat
Sipas procedurave të reja të vendosura nga Bashkia e Tiranës, inspektorët tatimorë vendorë do të ushtrojnë kontrolle për dokumentacionin që kanë bizneset për ushtrimin e tyre. Njëkohësisht tatimorët do të kryejnë kontroll mbi cilësinë e mallit që mbahet në dyqane, lokale etj. Brenda 7 ditëve nga ushtrimi i kontrollit përgatitet raporti i kontrolli (jopërfundimtar). Një kopje e raport- kontrollit i jepet taksapaguesit. Taksapaguesi ka të drejtë të kundërshtojë rezultatet e kontrollit brenda 5 ditëve. Kundërshtimi i subjektit ndaj kontrollit të ushtruar paraqitet me shkrim dhe jep arsyet e kundërshtimit. Kundërshtimi shqyrtohet brenda 5 ditëve pune nga data e marrjes së tij. Arsyet e kundërshtimit përfshihen në raportin e kontrollit (përfundimtar). Vlerësimi i kryer në Kontrollin Tatimor mund të ankimohet. Ankimi bëhet me shkrim dhe mund të dorëzohet brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur akti i administratës është marrë ose vlerësohet i marrë nga taksapaguesi. Ankimi merret në shqyrtim vetëm nëse taksapaguesi ka paguar detyrimin tatimor subjekt i ankimit pa përfshirë gjobat. Barra e provës për të vërtetuar se një akt administrative është i pasaktë bie mbi taksapaguesin. Vendimi i organit apelues mund të kundërshtohet në gjykatë brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja në dijeni për këtë. Nëse organi i apelimit nuk shprehet brenda 3 muajve nga marrja e ankimit taksapaguesi mund të ankohet drejtpërsëdrejti në gjykatë. Taksapaguesi ka të drejtë të paraqesë personalisht çështjen ose të caktojë një person për ta përfaqësuar.
box
REPUBLIKA E SHQIPERISE
Bashkia___________________
Komuna __________________
Rrethi ____________________
Nr. Prot__________ _____/____200__
DEKLARATA PARASHIKUESE E QARKULLIMIT VJETOR
( PER VITIN USHTRIMOR 200__)
Emri, Mbiemri i personit Fizik _______________________________________________
Emri tregtar______________________________________________________________
Numri i Identifikimit _______________________________________________________
Adresa e vendndodhjes së aktivitetit të biznesit:
________________________________________________________________________
Qarkullimi vjetor i parashikuar në lekë
________________________________________________________________________
(Me shifra dhe fjalë)
DEKLARUESI
(______________________) (_______________________)
(Emër Mbiemër, Nënshkrimi) (Data e Deklarimit)
Shënim: Kjo deklaratë mbushet nga tatimpaguesi dhe dorëzohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia e Tiranës, brenda datës 1 Mars.
9 Janar 2009