E Shtunë, 31 Tetor 2026

I fton kroatët për investime

Nga Express më 07 prill 2011 në ora 21:50

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka ftuar afaristët kroatë që të investojnë në Kosovë.

Gjatë një takimi me ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija, ministrja Kusari-Lila e ka njoftuar diplomatin kroat për mundësitë që ofron Kosova për investime. Ambasadori kroat ka konfirmuar se ekziston përkushtimi politik nga të dy vendet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, por ka cekur edhe interesimin e afaristëve kroatë për mundësinë e investimeve në Kosovë.

Ministrja Kusari-Lila dhe ambasadori kroat, Vodopija, vlerësuan se Kosova dhe Kroacia kanë ndërtuar marrëdhënie të mira ekonomike-tregtare dhe institucionale, e që këto marrëdhënie do të thellohen dhe do të zgjerohen edhe më tej në të ardhmen.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›