I ftuar nga Banka Boterore, Zevendeskryeministri Namik Dokle, mori pjese ne konferencen nderkombetare mbi zhvillimin lokal, e organizuar ne Washington, me 16 – 18 Qershor. Ne fjalen e tij ne kon
I ftuar nga Banka Boterore, Zevendeskryeministri Namik Dokle, mori pjese ne konferencen nderkombetare mbi zhvillimin lokal, e organizuar ne Washington, me 16 – 18 Qershor.
Ne fjalen e tij ne konference, z.Dokle vuri ne dukje disa nga arritjet me domethenese te Shqiperise ne zhvillimin lokal nepermjet reformimit institucional, permiresimit te infrastruktures dhe sherbimeve jetesore ndaj popullsise, mbeshtetjes sociale te Qeverise ndaj komuniteteve lokale etj. Hartimi dhe materializimi i Strategjise Kombetare te Zhvillimit Ekonomik – Social, theksoi ai, si dhe perfshirja e institucioneve te zhvillimit eshte shprehje e vemendjes se Qeverise dhe aktoreve te tjere veprues te shoqerise shqiptare ne keto fusha.
Perveç takimeve te shumta ne Konference, ZV/Kryeministri, Dokle, u prit ne takime te veçanta nga bashkekryetaret e Grupit perÇeshtjet Shqiptare ne Kongresin e SHBA, nga Republikania Sue Kelli dhe Demokrati Eliot Engel.
Dy kongresmenet vleresuan qendrimet politike te Qeverise Shqiptare ne Rajon dhe ne luften kunder terrorizmit, si dhe garantuan mbeshtetjen e tyre konstante. Dy kongresmenet vleresuan qendrimet politike te Qeverise Shqiptare ne Rajon dhe ne luften kunder terrorizmit, si dhe garantuan mbeshtetjen e tyre konstante per Shqiperine dhe çeshtjen shqiptare.