E Diel, 1 Nëntor 2026

-Zëvendëskryeministri Dokle zhvillon nje vizite zyrtare ne OKB, ku u prit nga Nensekretari i Pergjithshem i OKB-se z. Jean-Marie Guehenno.- Z. Guehenno vleresoi marredheniet shume te mira te Qev

-Zëvendëskryeministri Dokle zhvillon nje vizite zyrtare ne OKB, ku u prit nga Nensekretari i Pergjithshem i OKB-se z. Jean-Marie Guehenno.-

Z. Guehenno vleresoi marredheniet shume te mira te Qeverise Shqiptare me OKB, si dhe rolin e Shqiperise si faktor paqjeje dhe stabiliteti ne Ballkan. Ai vuri ne dukje maturine me te cilen Qeveria Shqiptare shikon marredheniet e tjera ballkanike dhe me misionin e OKB-se ne Kosove. Nensekretari Guehenno, nenvizoi faktin se marredheniet pozitive midis Kosoves dhe Shqiperise, realizimi i Marreveshjes per Tregtine e Lire, bashkepunimi ne fushat ekonomike dhe sociale, kane ndihmuar ne stabilizimin e situates dhe zhvillimin e Kosoves, duke influencuar pozitivisht ne realizimit me sukses te misionit te OKB-se ne Kosove.

Duke shpjeguar nevojen per realizimin e standarteve, te cilat komuniteti nderkombetar i ka vene perpara institucioneve kosovare, Nensekretari Guehenno, vuri ne dukje se vendosja e shtetit ligjor, toleranca dhe bashkejetesa paqesore midis komuniteteve jane paresore per arritjen e diskutimit per statusit perfundimtar te Kosoves. Ai falenderoi Qeverine Shqiptare per mesazhet pozitive, konstruktive dhe integruese qe vijne nga Shqiperia, te cilat gjejne impaktin e tyre pozitiv ne Kosove.

Zoti Dokle falenderoi nensekretarin e Pergjithshem te OKB-se per vleresimet ndaj Qeverise Shqiptare dhe theksoi se politika e saj do te vazhdoje ne frymen e realizimit te politikes se marredhenieve te ngushte rajonal dhe integrimit te rajonit ne Europen e Bashkuar. Zevendëskryeministri Dokle theksoi se bashkepunimin me OKB-ne dhe komunitetin nderkombetar Shqiperia e shikonte me prioritetin me te madh, per te siguruar stabilitetin ne rajonin e Ballkanit.

Duke folur për situaten ne Kosove, Zoti Dokle tha se populli dhe institucionet e Kosoves po punonin per krijimin e shoqerie te lire, demokratike dhe multietnike. Pavaresisht nga ngjarjet e marsit te cilat u denuan edhe nga institucionet e Kosoves, ajo po tregon shembullin e nje vendi qe po transformohet dhe po ndryshon nga dita ne dite. Z. Dokle theksoi rendesine e zbatimit te politikes se standarteve para statusit, si kusht i pergatitjes se shoqerise per te marre pergjegjesite e qeverisjes se vendit dhe pohoi faktin qe problemi i statusit eshte i nevojshem te trajtohet paralelisht me realizimin e standarteve.

"Eshte e rendesishme" – tha Zevëndëskryeministri Dokle, qe popullit te Kosoves t'i njihen legalisht te drejtat e tij demokratike dhe universale per ta motivuar me shume ne punen e tij me komunitetin nderkombetar per krijimin e nje shoqerie te lire dhe multietnike ne Kosove." Me tej, z. Dokle tha se Qeveria Shqiptare perkrah zhvillimin e dialogut midis Prishtines dhe Beogradit per zgjidhjen e problemeve ne interes te te dyja paleve dhe krijimin e klimes se bashkepunimit midis dy vendeve ne kuadrin e integrimit rajonal dhe atij europian.

Ne perfundim te takimit z. Dokle, vleresoi punen e institucioneve te OKB-se ne Shqiperi, UNDP (PNUD-it) dhe UNICEF-it dhe realizimin me sukses te programeve te tyre sociale dhe te zhvillimit.

***
Gjate vizites ne OKB, Zëvendëskryeministri Dokle, gjithashtu, pati takime me Perfaqesuesin e Perhershem te SHBA-se ne OKB, Ambasadorin John Negroponte dhe Perfaqesuesin e Perhershem te Bashkimit Europian, Ambasadorin Richardson.

Ne mbremjen e dates 18 Qershor, z. Dokle, mori pjese ne takimin vjetor te organizuar nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, ku u prit nga Komuniteti Shqiptaro – Amerikan si i ftuar nderi se bashku me ish – Sekretarin e Shtetit Amerikan z. James Baker, Kongresmeni z. Eliot Engel, anetare te Kongresit Amerikan dhe Kryetarin e Kuvendit te Kosoves z.Daci. Gjate aktivitetit pati nje bisede te ngrohte me ish – Sekretarin e Shtetit Baker, Kongresmenin Engel dhe me Bordin Drejtues te NAAC-ut.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›