Aksident ne aksin rrugor Shkoder-Mjede, nje i plagosur
Shkodër, 10 mars 15:04 NOA- Në aksin rrugor Shkodër – Mjedë në qendër te Komunës Guri i Zi ka ndodhur nje aksident me një të plagosur.
Policia tha se automjeti tip "Wolksvagen", me targa SH 6990 D, me drejtues 17 vjecarin Grisel S., lindur dhe banues në fshatin Gur i Zi, është përplasur me një motoçikletë yamaha pa targa, të drejtuar nga 28 vjeçari Renato I., lindur dhe banues ne Shkodër, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
Policia tha se drejtuesi i automjetit Grisel S, u la të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
z.b/NOA